Meta kujton eksodin e 1991: Shpopullimi, drama më e madhe. Të reflektojmë mbi sakrificat njerëzore

Nga A2 CNN
8 Gusht 2021, 11:19 | Aktualitet

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot eksodin e 30 viteve më parë, kur rreth 20 mijë shqiptarë zbarkuan në brigjet e Italisë.

“Si sot 30 vite më parë, më 8 gusht 1991, rreth 20 mijë shqiptarë zbarkuan në brigjet e Italisë, në kërkim të lirisë dhe shpresës, duke i dëshmuar botës tragjedinë dhe mjerimin e popullit më të shtypur dhe të izoluar të kontinentit”.

Kreu i shtetit e ka konsideruar gjithnjë shpopullimin si dramën më të madhe të vendit dhe ndërsa kujton anijen “Vlora” apelon për reflektim mbi sakrificat e jashtëzakonshme njerëzore, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët.

“Anija ‘Vlora’, me të gjithë simbolikën, emocionet e forta dhe kujtimet e gjalla që risjell, na fton për një reflektim të thellë mbi sakrificat e jashtëzakonshme njerëzore, në emër të së cilave duhet të punojmë, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe dinjitoze për qytetarët tanë, veçanërisht kur shpopullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos