
Raporti i fundit i BERZH-it mbi ekonominë shqiptare, që e parashikon atë si vendin me uljen më të madhe në Europë për vitin 2020, ka shkaktuar edhe reagimin e presidentit Ilir meta.
Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Meta ka cilësuar të dhënat si “shqetësuese në një plan afatshkurtër, por që tregojnë edhe krizën e thellë strukturore të ekonomisë sonë”.
Sipas tij, modeli ekonomik duhet të mbështetet në diversifikimin e ekonomisë për të ulur riskun e krizave dhe për të siguruar një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm”, duke u fokusuar në zgjerimin e kapaciteteve portuale, të rrjetit të transportit, si dhe të transmetimit të energjisë, si dhe mbrojtjen e mjedisit që mundëson një turizëm cilësor.
Raporti parashikon një rënie me 9% të ekonomisë shqiptare, e pasur vitin e ardhshëm nga një ngritje dyshifrore. (A2 Televizion)