
Presidenti Ilir Meta priti sot një delegacion të banorëve të prekur në zonën e "Astirit" nga projekti i Unazës së Madhe.
Presidenti dëgjoi ankesat e banorëve dhe më pas theksoi se ka ndjekur “me shumë shqetësim dhe vëmendje maksimale” zhvillimet e ngjarjes.
Meta nënvizoi faktin që presidenca ka kërkuar informacion shterues mbi këtë çështje, dhe që së shpejti do të mbajë një qëndrim zyrtar në përputhje me Kushtetutën. (A2 Televizion)