Meta: Mos u lodhni kot me konspiracione. Nuk synoj as për kryeministër dhe as për kryetar opozite

Nga A2 CNN
4 Mars 2020, 08:21 | Politikë
Meta: Mos u lodhni kot me konspiracione. Nuk synoj as për kryeministër

Presidenti Ilir Meta sqaroi me anë të një postimi në Facebook, se deri në 24 korrik 2022, do të mbrojë Kushtetutën dhe se nuk synon për kryeministër apo kryetar opozite.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit paralajmëroi tubime të tjera.

“Mos u lodhni kot me konspiracione! Jam Presidenti i Republikës dhe lider i sovranitetit dhe unitetit kombëtar, në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë! Ky është projekti im i vetëm deri në 24 korrik 2022! Nuk synoj, as për kryeministër, dhe as për kryetar opozite deri atëhere. Por, nga 2 marsi unë kam zbritur në shesh dhe do të vazhdoj shesh më shesh, në të gjithë Shqipërinë derisa të rivendosim vullnetin e sovranit në çdo institucion. Po, qeveria duhet të ketë frikë nga POPULLI, jo POPULLI nga qeveria”, shkruan Meta në rrjetin social. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos