Meta nuk hedh shortin për KED, fjala i kalon Kuvendit

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2018, 16:08 | Politikë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur të mos ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese për të hedhur shortin për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Presidenti Meta kishte afat deri në datën 5 dhjetor për të hedhur shortin mes kandidaturave që kanë propozuar institucionet e drejtësisë për KED.

Kjo do të thotë që nga data 6 dhjetor do të jetë Kuvendi i Shqipërisë që do të hedhë shortin për anëtarët e KED.

Ngërçi me këtë institucion vjen për shkak të mos ngritjes së Këshillit të Lartë të Gjyqësisë por dhe atij të Prokurorisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos