Meta nuk humb kohë, nga Presidenca menjëherë në Konventën e LSI

Nga A2 CNN
21 Korrik 2022, 22:23 | Politikë

Ditën e diel, më 24 korrik, Ilir Meta do të mbyllë zyrtarisht mandatin e tij si President i Republikës.  

Shumë është aluduar për të ardhmen e presidentit pas kësaj date. Kryemadhi është shprehur se LSI-ja tashmë i “rri ngushtë” Metës.

Megjithatë, kur jemi pranë datës 24 korrik, një gjë është e sigurt, sapo të mbyllë mandatin, Ilir Meta do të marrë pjesë në Konventën e 25 korrikut të LSI-së, partisë që ai e krijoi.

Pak ditë më parë, e ftuar në studion e A2 CNN, deputetja Erisa Xhixho u shpreh se nëse do të jetë Ilir Meta apo Monika Kryemadhi në krye të LSI-së, këtë do ta përcaktojnë strukturat e kësaj force politike. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/07/13/meta-apo-kryemadhi-ne-krye-te-lsi-pergjigjet-xhixho/
https://a2news.com/2022/06/10/dy-presidentet-bashke-meta-pret-pasuesin-e-tij-bajram-begaj/

A2 CNN Livestream

Latest Videos