Meta: Nuk ka ndryshim pa pjesëmarrje në votime

Nga A2 CNN
14 Maj 2023, 10:56 | Politikë
Meta: Nuk ka ndryshim pa pjesëmarrje në votime

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi pas votimit se vetëm me pjesëmarrje masive mund të vijë ndryshimi.

“Ishte kënaqësi e veçantë sepse sot votuam si familje e kompletuar. Për herë të parë votoi edhe Era dhe ishte kënaqësi që edhe ajo sot ta kishte këtë mundësi”, tha fillimisht Meta.

“Unë kam vetëm një lutje për të gjithë shqiptarët: pjesëmarrje, pjesëmarrje, pjesëmarrje! Vetë demokracia është pjesëmarrje dhe nuk ka ndryshim pa pjesëmarrje. Vota është themeli i lirisë dhe dinjitetit. Një qytetar që nuk e ushtron këtë të drejtë, nuk ka të drejtë të ankohet dhe të kërkojë llogari”, shtoi kreu i PL-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos