
Presidenti i Republikës i ka kërkuar ngritjen e Komisionit Hetimor për veprimtarinë Drejtorisë së Informacionit të klasifikuar.
Verifikimi i vetëm për 24 orë i situatës së sigurisë për Gent Cakën nga ky dikaster, duke i dhënë atij një certifikatë sigurie të nivelit më të lartë, krijon dyshime të rënda për veprimtarinë aspak objektive dhe në kundërshtim me ligjin për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror, por edhe ligje e akte të tjera nënligjore. (A2 Televizion)