Meta, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare: Të vendosen para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2019, 10:30 | Aktualitet
Meta, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare:

Presidenti Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjetet sociale, bëri me dije se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare u diskutua për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë.

Gjithashtu, Meta shtoi: “E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës. Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos