Meta pret raporteren e PE për Shqipërinë: Ramë dakord se krimi i organizuar dhe emigracioni përbëjnë shqetësim serioz

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2021, 12:58 | Politikë
Meta pret raporteren e PE për Shqipërinë: Ramë dakord se

Presidenti Ilir Meta priti raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, në kuadër të turit të saj në vendin tonë.

“Ramë dakord se krimi i organizuar dhe emigracioni përbëjnë shqetësim serioz, që duhet trajtuar me përparësi”, tha Presidenti në një njoftim në Facebook.  

Në ditën e 11-vjetorit të vendimit të Këshillit Europian për liberalizmin e vizave me Shqipërinë, Meta kërkoi që sa më shpejt edhe për Kosovën të liberalizohen vizat. “Është i vetmi shtet që nuk i është mundësuar ende kjo e drejtë edhe pas plotësimit të të gjitha kushteve”, tha Meta.

Presidenti shtoi gjithashtu se kishte folur me raporteren edhe për situatën shqetësuese të krijuar në Bosnjë-Hercegovinë, së cilës Bashkimi Europian duhet t’i kushtojë vëmendjen e duhur pa humbur kohë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos