Rama pret delegacionin e kongresit amerikan: Miqësia e partneriteti me SHBA forcohet dita-ditës

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2021, 12:20 | Politikë

Një delegacion me kongresmenë amerikanë ka mbërritur të dielën në vendin tonë. Të hënën paradite, ata u takuan me kryeministrin Edi Rama, i cili publikoi foto nga takimi në zyrën e tij, në llogarinë e tij në Facebook.

“Me senatorë e kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara, në një rrugë miqësie e partneriteti që forcohet dita-ditës”, shkroi Rama në Facebook.

Pas takimit me Ramën, 3 kongresmenët, Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake LaTurner, do të vizitojnë edhe selinë e Partisë Demokratike.

Një ditë më parë, ambasadorja amerikane, Yuri Kim tha se ata kanë ardhur në Shqipëri “për diskutime të rëndësishme me udhëheqësit shqiptarë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos