Meta pret Sassolin: Dialog gjithëpërfshirës për zbatimin e prioriteteve

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2020, 17:27 | Politikë
Meta pret Sassolin: Dialog gjithëpërfshirës për zbatimin e

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një takim me kreun e Parlamentit Europian, David Sassoli. Kreu i Shtetit vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Parlamenti Europian i ka dhënë procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Meta theksoi rëndësinë që kanë sundimi i ligjit dhe dialogu gjithëpërfshirës në zbatimin e prioriteteve që lidhen me çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE, si dhe për arritjen e standardeve europiane të një demokracie parlamentare.

Presidenti mirëpriti gatishmërinë e shprehur nga Presidenti Sassoli për të ndihmuar në tejkalimin e krizës, çka do të çonte në një zbatim më të shpejtë dhe të besueshëm të 9 prioriteteve të Bundestagut.

Presidenti Meta përshëndeti edhe angazhimin për të rritur besueshmërinë dhe efikasitetin e procesit të zgjerimit të BE drejt Ballkanit Perëndimor, përmes një qasjeje më demokratike, më transparente, dhe më pranë qytetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos