
Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta reagoi në rrjetet sociale pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili e cilësoi një humbje kohe të ashtuquajturën “Besëlidhje të 2 marsit”, e thërritur ditën e nesërme nga Kreu i Shtetit.
Sipas zëdhënësit Tedi Blushi, Edi Rama e ka ndërtuar karrierën e tij në pabesi dhe për këtë arsye është i shqetësuar nga fjala Besëlidhje.
“Gruan e Bilalit e shqetëson me të drejtë fjala Besëlidhje! Gruaja e Bilalit e ka ndërtuar gjithë karrierën e vet vetëm mbi Pabesi! Pabesi ndaj babait dhe familjes! Pabesi ndaj shokëve dhe shoqeve! Pabesi ndaj demokracisë dhe Kushtetutës! Duke kaluar dhe vijën e kuqe, atë të Pabesisë ndaj Atdheut dhe interesave kombëtare. Ndaj e mirëkuptojmë për stresin që i jep fjala Besëlidhje. Jepini zanaksin të qetësohet!”, shkruan Tedi Blushi në Facebook. (A2 Televizion)