
Partia Demokratike, përmes sekretarit të saj të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, iu bën thirrje mbështetësve dhe simpatizantëve të saj t’i bashkohen manifestimit të së hënës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Numri dy i Partisë Demokratike shkuan në rrjetet sociale se çdo qytetar duhet të reagojë kur shkelet Kushtetuta e vendit të tij
“Kushtetuta është marrëveshja më e rëndësishme e një shoqërie që garanton bashkëjetesën tonë. Kur shkelet Kushtetuta, bie shteti, bie demokracia, cenohen të drejtat e njerëzve. Çdo qytetar duhet të reagojë. I ftoj anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të bashkohen në manifestimin e 2 Marsit, në mbrojtje të Kushtetutës, në orën 17:00, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit”, shkruan Gazment Bardhi në Facebook. (A2 Televizion)