
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka konfirmuar pjesëmarrjen në manifestimin që do të organizohet nga Presidenti Meta, ditën e hënë.
Me anë të një statusi në “Facebook”, Basha shkruan se është detyrë, si qytetar, të mbrohet Kushtetuta.
“Si qytetar i vendit tim, si bashkëshort dhe si prind, është detyra ime të mblidhem së bashku me bashkëqytetarët e mi në mbrojtje të kushtetutës! Mirë u takofshim, nesër në orën 17:00, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit”, shkruan Basha. (A2 Televizion)