Kreu i shtetit Ilir Meta i beri apel klasës politike, e përfshire ne ngërç prej muajsh të ulet në dialog dhe të lerë mënjanë kokëfortësinë. Sipas Presidentit, vendi nuk duhet të bëjë hapa pas, për shkak te mitingjve apo antimitingjeve të panevojshme. Presidenti i republikës Ilir meta, ka shfrytëzuar homazhet në memorialin e Mujo Ulqinakut në Durrës për 80 vjetorin e qëndresës ndaj pushtimit fashist, për të dhëne mesazhe klasës politike në lidhje me ngërçin politik që ka mbërthyer vendin. Meta i pyetur nëse presidenca do të negociojë për të nxitur dialogun, presidenti meta deklaroi se “pas vitit 1997 vendi ka bërë përparime të rëndësishme dhe i nxis e i inkurajoj të gjithë politikanët e përgjegjshëm kudo ku ata ndodhen, në mazhorancë apo në opozitë, të tregojnë që në këto 22 vite Shqipëria jo vetëm ka bërë përparime, por që edhe këto 22 vite nuk mund të shkojnë dëm” nga ngërçi që këto muaj është simbolizuar sipas tij nga “mitingje, dhe antimitingje të panevojshme”, duke parë edhe sezonin turistik në horizont, jetik për ekonominë e vendit. (A2 Televizion)
Meta: Stop kokëfortësisë, partitë të dialogojnë
