Meta, takim me djalin e George Soros

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2019, 20:50 | Politikë
Meta, takim me djalin e George Soros

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi mbrëmjen e së premtes një takim me Alex Soros, djalin e themeluesit të Fondacionit “Soros”, George Soros.

"Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta priti në një takim me kërkesë të tyre Zëvendëspresidentin e Fondacionit “Shoqëria e Hapur”, z.Aleksandër Soros dhe Drejtorin Ekzekutiv të zyrës së Fondacionit në Shqipëri, z.Andi Dobrushi. Presidenti Meta i njohu me shqetësimet e Tij, të bëra edhe publike, për përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, për përkeqësimin e lirisë së medias, si dhe për domosdoshmërinë e gjallërimit të shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut", shkruan në Facebook Tedi Blushi, zëdhënësi i Kreut të Shtetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos