Nuk organizoi ceremoninë e betimit të Arta Vorpsit, Meta “shkon” përsëri në Venecia

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2019, 12:11 | Politikë
Nuk organizoi ceremoninë e betimit të Arta Vorpsit, Meta

Komisioni Hetimor i ngritur për shkeljet e Presidentit Meta do të kërkojë përsëri opinionin e Komisionit të Venecias për veprimet e Presidentit, në lidhje me vendimin e tij për të mos organizuar ceremoninë e betimit të Arta Vorpsit në postin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese.

Pasi martuan shtimin e objektit të hetimit edhe për Gjykatën Kushtetuese, komisioni vendosi t’i drejtohet Venecias me 5 pyetje.

A mundet presidenti të mos organizojë betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese kur ata quhen të emëruar?

A është në përputhje me standardet më të mira mekanizmi zhbllokues?

A është betimi me shkrim një formë për zhbllokimin e situatës?

3 nga 5 pyetjet të cilat do t'i drejtohen Komisionit të Venecias

Gjatë mbledhjes, komisioni vendosi edhe të thërrasë Ardian Dvoranin si dëshmitar. Ndaj tij, Presidenti ka ngritur një padi pasi e akuzon se ka shkelur Kushtetutën me dërgimin e të dyja listave për plotësimin e njëkohshëm të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Deputetët e opozitës u shprehën kundër vendimit për shtesën e objektit të hetimit ndaj Presidentit. Deputeti Alban Zeneli e quajti këtë një lojë politike mes shumicës dhe Presidentit, por ranë dakord që komisioni t’i drejtohej përsëri Venecias.

Sesioni i radhës së Komisionit të Venecias do të mbahet më 20 mars, çka me siguri do të bëjë që Komisioni Hetimor të kërkojë një tjetër shtyrje të mandatit të tij, pasi i përfundon më 8 mars. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/12/20/kompetencat-e-presidentit-mblidhet-komisioni-hetimor/
https://a2news.com/2019/10/04/flake-per-flake-me-venecian-meta-kritikon-opinionin-per-tejkalim-te-kompetencave/

A2 CNN Livestream

Latest Videos