Vuçiç në Tiranë, Vetëvendosje e pret me protestë

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2019, 17:57 | Politikë

Teksa Edi Rama zhvillonte takimin informal përpara samitit për Minishengenin me Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev, aktivistë dhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, zhvilluan një protestë përpara hotelit ku ndodheshin 3 zyrtarët e lartë.

Dhjetra aktivistë dhe qytetarë lëshuan thirrje kundër Serbisë dhe krimeve të kryera gjatë luftës së Kosovës. Protestuesit thërrisnin "Kosova është zemra e Shqipërisë", të nxitur nga ardhja e Presidentit serb në Tiranë, por edhe për shkak të deklaratave të tij të mëhershme ku mohonte masakrën e Reçakut.

https://a2news.com/2019/12/20/bumci-rama-po-dobeson-faktorin-shqiptar-dhe-fuqizon-vucic/

Protestuesit nuk u lanë të qëndronin pranë godinës ku zhvillohej takimi dhe në disa raste u konfrontuan me policinë.

https://www.youtube.com/watch?v=-hts7yPdGpM

Godina ku Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev po zhvillonin takimin që i paraprin samitit të nesërm ruhej nën masa të rrepta sigurie, ndërsa kamerat dhe gazetarët u lanë jashtë një perimetri sigurie të përcaktuar nga policia. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=haHKQ09E0JI

A2 CNN Livestream

Latest Videos