Meta takohet me ambasadoren amerikane Yuri Kim

Nga A2 CNN
23 Shtator 2022, 14:49 | Politikë
Meta takohet me ambasadoren amerikane Yuri Kim

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është takuar, këtë të premte, me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

“Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e SHBA-së, znj. Yuri Kim. Kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA-në”, tha Meta përmes një postimi në Twitter.

“Në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/hetimi-per-ilir-meten-kraja-jemi-duke-mbledhur-provat/

A2 CNN Livestream

Latest Videos