Kaso: Sistemi zgjedhor nuk bëhet për të futur parti ose individë në Parlament

Nga A2 CNN
10 Janar 2020, 13:45 | Politikë
Kaso: Sistemi zgjedhor nuk bëhet për të futur parti ose

Ivi Kaso, sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, deklaroi në studion e Ditari në A2 se PD-ja ka “përcaktuar problematikat kryesore që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente” dhe shtoi se “problemi lidhet me keqpërdorimin e procesit zgjedhor”, jo me sistemin.

“Problemi i sotëm lidhet me keqpërdorim të procesit zgjedhor dhe pa siguruar procesin, nuk mund të merremi me sistemin. Duke parë se si futen duart e qeverisë sot në zgjedhje, cilido sistem, sado i përkryer të jetë, do të prodhonte të njëjtat difekte në praktikë. Qasja jonë ka qenë që të zgjidhim problemet e procesit fillimisht dhe pastaj të hapim debat gjithëpërfshirës për sistemin. Pa adresuar A, B dhe C, nuk mund të kalojmë te ZH-ja. Sistemi zgjedhor nuk bëhet për të futur parti në Parlament dhe aq më pak për të futur individë”, shpjegoi Kaso.

https://a2news.com/2020/01/10/soko-se-kush-shkon-ne-parlament-duhet-ta-vendose-populli-jo-kryetari/

Sipas tij, “me çfarëdolloj sistemi në këtë vend, gjithmonë listat që janë paraqitur kanë qenë me firmën e kreut të partisë”.

“Si e shmang këtë gjë ndryshimi i sistemit? Nëse problemi më i madh që i vishet këtij sistemi është keqpërdorimi i pozitës së kryetarit të partisë, ka mekanizma që kjo të zgjidhet edhe pa prekur sistemin”, theksoi Kaso. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos