Meta: Taksat e qytetarëve të mos shkojnë për fushata partish, ndal abuzimit me pushtetin vendor

Nga A2 CNN
2 Tetor 2020, 10:18 | Politikë
Meta: Taksat e qytetarëve të mos shkojnë për fushata

Presidenti Ilir Meta, me anë të një postimi në Facebook deklaroi se “është shumë e rëndësishme që 61 bashkitë të përqëndrohen në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe jo në “kapjen” e votave me pahir dhe presione ordinere me bukën e gojës”.

“Rritja e taksave që paguajnë qytetarët nuk u është kthyer në shërbime më të mira, përkundrazi në degradim të tyre. Kur kjo ndodh në Elbasan, mendoni në bashkitë e tjera. Çdo zyrtar të bëjë detyrën me përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve dhe komunitetit. Fatkeqësisht, reforma administrative u keqpërdor për të përqëndruar pushtetin vendor në pak duar e jo për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve”, shkruan Presidenti në rrjetin social.

“Taksat e qytetarëve të mos keqperdoren për të shtuar fondin e pagave për fushatë partie, por për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve. NDAL abuzimit me pushtetin vendor nga cilido”, shton Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos