Meta zbret në fushë, Pallati i Sportit e pret me thirrjen “Rama ik”

Nga A2 CNN
7 Mars 2020, 20:08 | Aktualitet

Presidenti Ilir Meta zhvilloi një vizitë në qytetin e Shkodrës, ku ndoqi nga afër dhe ndeshjen e basketbollit mes Vllaznisë dhe Tiranës.

Përpara nisjes së ndeshjes, Kreu i Shtetit vlerësoi dhe basketbollistin e njohur shkodran, Bledar Gjeçaj.

Në momentin kur presidenti zbriti në fushën e lojës për të nderuar ish-lojtarin e Vllaznisë, Pallati i Sportit në Shkodër ka shpërthyer në thirrjet “Rama ik”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos