Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së Bardhë në Washington

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2026, 15:59 | Bota

Të shtëna me armë zjarri pranë Shtëpisë së

Disa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Logan Circle të Washingtonit, rreth 1.5 kilometra larg Shtëpisë së Bardhë. Mediat amerikane bëjnë të ditur se pas incidentit, autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë pranë rezidencës presidenciale.

Sipas policisë, autori i dyshuar është bllokuar në një apartament në katin e shtatë të një pallati, pasi më herët kishte shkaktuar qëllimisht disa zjarre në zona të ndryshme të lagjes. Ai ka qëlluar me armë drejt efektivëve përmes derës së apartamentit, duke detyruar forcat speciale SËAT të ripozicionohen.

Dhjetëra mjete policie dhe emergjence kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa autoritetet u kanë kërkuar banorëve të zonës të qëndrojnë brenda dhe të mos dalin. Shkollat pranë vendit të ngjarjes janë vendosur në izolim, ndërsa disa rrugë janë bllokuar.

Policia e Uashingtonit publikoi një përshkrim të të dyshuarit: "një mashkull i bardhë, me trup të madh, i veshur me pantallona të shkurtra gri dhe i armatosur me një pistoletë gri dhe të zezë".

Policia ka publikuar edhe përshkrimin e të dyshuarit, një burrë me trup të shëndoshë, i veshur me pantallona të shkurtra gri dhe i armatosur me një pistoletë gri e të zezë. Numri i saktë i të plagosurve nuk është bërë ende i ditur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos