U dërgua me urgjencë në QSUT, dalin negative testimet për koronavirus

Nga A2 CNN
6 Mars 2020, 22:08 | Aktualitet
U dërgua me urgjencë në QSUT, dalin negative testimet për

Një 48-vjeçare nga Lushnja është dërguar me urgjencë drejt spitalit infektiv në QSUT pasi dyshohej se ishte prekur nga virusi i ri Covid-19.

Gruaja nga fshati Arëz kishte shfaqur gjendje të rënduar shëndetësore dy ditë pasi ishte kthyer nga Padova.

Por pasi janë kryer testimet, rezultoi se gruaja nuk ishte e infektuar me koronavorusin.

Drejtori i Spitalit të Lushnjes, Pjerin Vogli, tha një ditë më parë se acientja është dërguar në Tiranë për siguri.

Deri tani, janë testuar edhe 53 persona të tjerë për koronavirus dhe asnjëri nuk ka rezultuar pozitiv. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos