Meta: Zgjidhim krizën, ikën Presidenti

Nga A2 CNN
11 Qershor 2019, 16:19 | Politikë
Meta: Zgjidhim krizën, ikën Presidenti

Presidenti Ilir Meta tha se nisma e Partisë Socialiste për shkarkimin e tij i duket e pakuptimtë. “Unë jam vetëofruar për ta lënë postin tim, gjithmonë i gatshëm që kjo të bëhet në emër të zgjidhjes së krizës. Nuk e kuptoj, ju intereson zgjidhja e krizës, apo shkarkimi i Presidentit? Nëse ju intereson shkarkimi i Presidentit, kjo është shumë e lehtë, zgjidhim krizën, ikën edhe Presidenti”, tha zoti Meta.

Presidenti tha gjithashtu se nuk ishte ndikuar as nga Sali Berisha, as Basha dhe as Monika Kryemadhi për këtë vendim, i cili sipas tij, nuk e shkel kushtetutën, por është marrë për të shmangur një konflikt destabilizuez.

https://a2news.com/2019/06/11/projekt-rezoluta-e-ps-presidenti-ka-shkelur-paanesine-politike-dekreti-te-konsiderohet-inekzistent/

“Që në momentin e shpalljes së argumenteve kam vënë re disa reagime që Presidenti ka shkelur Kushtetutën duke krijuar një gjendje amullie. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nuk përcakton afate dhe muaj se kur zhvillohen zgjedhjet. Këto detaje formale i ka kodi zgjedhor, të cilin, edhe partitë politike e dinë shumë mirë se sa e kanë respektuar. Në disa raste, kanë ndryshuar edhe Kushtetutën, brenda një nate. Si shpjegohet që Presidentët e tjerë që kanë shfuqizuar dekretet e tyre, nuk janë akuzuar për shkelje të Kushtetutës?”, tha Meta.

https://a2news.com/2019/06/10/procedura-e-shkarkimit-te-presidentit-nga-kerkesa-te-komisioni-hetimor-deri-ne-votim/#utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

“Vendimi është marrë pas retorikave të dy palëve politike. Të dy palët e kishin shpallur 30 qershorin si ditën e betejës së tyre finale. Presidenti i Republikës siguron të gjithë qytetarët që zgjedhjet do të bëhen në një datë të mëvonshme, duke respektuar afatet. Presidenti u bën thirrje palëve që ta lexojnë bashkërisht Kushtetutën dhe të bien dakord për një datë të re ku do të marrin pjesë të gjithë. Presidenti është i gatshëm të marrë vendime të rëndësishme për t’i shërbyer interesit të përgjithshëm”, shtoi Presidenti. (A2 Televizion)

https://youtu.be/kVY975IWtV8

A2 CNN Livestream

Latest Videos