
Kamerat amatore kanë kapur momentin e rënies së një meteori në jug të Australisë, mbrëmjen e së martës.
I gjithë fenomeni u shoqërua me një dritë të madhe në momentin që meteori hyri në atmosferë dhe ra në Tokë. Astronomët bëjnë me dije se bëhet fjalë vetëm për një mbetje hapësinore me përmasat e një zari. (A2 Televizion)