Një fshat francez ka zgjedhur një metodë të çuditshme për të parandaluar aksidentet, duke bërë që shoferët të ulin shpejtësinë në zonat e banuara.
Rrugët e fshatit Baune, që ndodhet në rajonin e Maine-et-Loire nuk kanë policë të shtrirë, por rrugë të lyera me vija të bardha zig-zage që gërshetohen me njëra-tjetrën.
Në pamje të parë rrugët e fshatit mund të duken si një pikturë e Jackson Pollock, por vijat e pikturuara në seksionet rrugore që çojnë në një kryqëzim T të fshatit, janë bërë për të mbajtur me mendjen në timon drejtuesit e mjeteve.





Por në rrjetet sociale kjo metodë është kritikuar, pasi disa i kanë konsideruar vijat e bardha të gërshetuara në rrugë si çorientuese, ndërsa të tjerë mendojnë se ato mund të jenë të rrezikshme.
Vijat në rrugë u bënë pas një diskutimi mes zyrtarëve lokalë lidhur me shqetësimet për shoferët që kalojnë kufirin e shpejtësisë përmes zonës ku lejohet të ngasësh me 30 km/h.
Kryebashkiaku i fshatit, Audrey Revereault, thotë se shpresohet se shenjat do të "krijojnë një shqetësim vizual" dhe do të ngadalësojnë shoferët.
Edhe Jean-Charles Prono, kryebashkiaku i Loire-Authion, një grup prej shtatë fshatrash që përfshin Baune, tha se “qytetarët i japin mjetit me shpejtësi duke mos ju bindur tabelave rrugore, ndaj u ndërmorr kjo masë”. (A2 Televizion)