Policia spanjolle ka sekuestruar 9.5 ton kokainë të fshehur mes kutive me banane në një kontejner që kishte ardhur nga Ekuadori në portin jugor të Algeciras.
Sasia rekord ishte e destinuar për tregun e Europës Qendrore, ndërsa nuk dihet saktësisht përfitimi që trafikantët do të merrnin. Kutitë ishin të shënuara me më shumë se 30 logo të ndryshme që përputheshin me rrjetet e ndryshme kriminale europiane që do të merrnin kokainën.
Policia nuk dha emra të organizatës apo rrjeteve kriminale në Europë.








Droga u gjet më 23 gusht në një kontejner frigorifer, shtoi policia.
Organizata kriminale në Ekuador kishte një rrjet të madh për të transportuar drogë në Spanjë përmes një kompanie ndërkombëtare të tregtisë së bananeve, e vendosur në portin Machala.
Ata ishin në gjendje të transportonin deri në 40 kontejnerë në muaj, disa prej tyre me drogë, tha policia. Ndërkohë, gjatë të enjtes, Polonia njoftoi sekuestrimin e thuajse 440 kilogramëve kokainë me një vlerë prej 44 milionë dollarëve në një port në detin Baltik.
Droga ishte fshehur me kontejnerë dhe vinte nga Bolivia. (A2 Televizion)