Shpërthen në ecje një automjet në Gjirokastër, plagosen dy persona, dyshohet për atentat

Nga Rigels Malile
10 Tetor 2026, 22:12 | Kronikë

Shpërthen në ecje një automjet në Gjirokastër, plagosen

Një automjet ka shpërthyer në ecje në bulevardin e lagjes 18 shtatori në Gjirokastër. Mjeti ka shpërthyer përpara gjykatës dhe ka ndaluar përpara drejtorisë së policisë.

A2 CNN raporton se automjeti është në pronësi të Beqir Devollit, i cili ka mbetur i lënduar. Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur edhe Rigers Mela. Ata ndodhen në spital nënë kujdesin e mjekëve.

Mësohet se dy vite më parë Rigers Melës i është djegur një automjet Range Rover.

A2 CNN raporton se mendohet që shpërthimi i automjetit mund të jetë atentat dhe jo shpërthim aksidental.

Mësohet se objektivi mund të ketë qenë Beqir Devolli, i cili ka pak kohë që është kthyer në Gjirokastër.

Shpërthen në ecje një automjet në Gjirokastër, plagosen

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. D., i cili ishte në lëvizje.

Shpërthen në ecje një automjet në Gjirokastër, plagosen

Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e saktë të shkakut të shpërthimit

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos