
Gjykata e Apelit lë në burg Mihal Kokëdhimën. Seanca ndaj Kokëdhimës është zhvilluar paraditen e kësaj të marte në ambientet e Gjykatës së Apelit Vlorë me dyer të mbyllura.
Seanca gjyqësore është drejtuar nga relator Petrit Aliaj, Skënder Damini dhe Klodiana Gjyzari që kanë qenë gjyqtarët e kësaj çështjeje. Avokati i Kokëdhimës kërkoi një masë sigurie më të lehtë për Kokëdhimën, duke vendosure dhe garanci pasurore në vlerën e 800 mijë lekë të reja.
Mihal Kokëdhima u përfshi në një incident me disa turistë spanjollë në lokalin e tij "Panorma" në afërsi të Porto Palermos në Qeparo. Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë Vlorë, duke lënë sërish në fuqi masën e sigurisë "Arrest në burg", për 51-vjeçarin Mihal Kokëdhimën. Ai akuzohet për veprat penale "Kanosje", Dëmtime të tjera me dashje" dhe "Shkatërrimi pronës".
Mihal Kokëdhima është arrestuar në datë 16 gusht, pas incidentit të ndodhur një ditë më parë me turistët spanjollë, pas një video që u bë virale edhe në internet, ku 51-vjeçari qëndronte në kofano të makinës, ku udhëtonin turistët spanjollë, për rreth tre kilometra. Në datë 18 gushtë është zhvilluare dhe seanca e parë gjyqësore ndaj 51-vjeçarit Mihal Kokëdhima, me gjykatën e shkallës së parë që vendosi masën e sigurisë "Arrest në burg". Kokëdhima ka kërkuar tashmë masë sigurie më të lehtë, ndërsa vendosi edhe garanci pasurore, në vlerën e 800 mijë lekë të reja, por kërkesa nuk është marrë në konsideratë nga Gjykata e Apelit Vlorë, që ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, arrest në burg për Mihal Kokëdhimën.
Mësohet se gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura, Kokëdhima ka qëndruar i heshtur duke ju përgjigjur vetëm pyetjeve që kishin të bënin me identitetin e tij. Seanca gjyqësore në gjykatën e apelit në Vlorë, ndërsa avokati mbrojtës i tij ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë. Pasi është dëgjuar mbrojtja, tre gjyqtarët kanë dhënë vendimin duke mos ndryshuara gjë nga vendimi i gjykatës së shkallës së parë Vlorë dhe vendosur masën e sigurisë "arrest në burg" deri në përfundim të hetimeve për 51-vjeçarin Kokëdhima. (A2 Televizion)