Aksident te Shkëmbi i Kavajës, humb jetën 80-vjeçari

Nga A2 CNN
20 Tetor 2019, 19:22 | Kronikë
Aksident te Shkëmbi i Kavajës, humb jetën 80-vjeçari

Një aksident ka ndodhur në autostradën Kavajë-Durrës, ku një mjet tip Volkswagen ka përplasur një person që si pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:30 në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, dhe viktima rezulton të jetë një 80-vjeçar i identifikuar me inicialet R.D.  

Drejtuesi i mjetit, shtetasi D.Gj, është shoqëruar  në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos