
Ndërron jetë një motoçiklist 46-vjeçar në afërsi të Tiranës, si pasojë e një aksidenti rrugor.
Sipas burimeve, një automjet është përplasur me motoçiklistin, me inicialet L.M. në zonën e Farkës. I pamjaftueshëm ka qenë transportimi i personit të lënduar në spital, pasi ka ndërruar jetë pak më vonë.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. Ç. është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)