Dhjetëra mijëra brazilianë dolën në rrugë të shtunën për të shprehur zhgënjimet e tyre në lidhje me menaxhimin e krizës Covid-19 nga presidenti Jair Bolsonaro. Këto ishin protestat më të mëdha që vendi ka parë që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar.
Demonstruesit në disa nga qytetet më të mëdha të vendit, duke përfshirë Sao Paulo, Rio de Janeiro dhe Brasilia, fajësuan presidentin dhe kërkojnë hetim për të, si edhe bënë thirrje për qasje më të mirë në vaksinat Covid-19. Shumë protestues nuk dukej se po praktikonin distancimin shoqëror, megjithëse shumica kishin maska.
Bolsonaro minimizoi në mënyrë të përsëritur pandeminë në fazat e saj fillestare dhe sabotoi përpjekjet për të zbatuar distancimin shoqëror ose bllokimet. Senati i Brazilit po kryen një hetim mbi trajtimin e pandemisë nga qeveria Bolsonaro.
Brazili po përballet me një valë të tretë të Covid-19. Ministria e Shëndetësisë raportoi 79,670 raste të reja Covid-19 dhe 2012 vdekje të lidhura me koronavirusin të shtunën. Vendi ka regjistruar më shumë se 460,000 vdekje nga Covid-19 dhe 16 milionë infeksione.
Nga popullsia e saj prej më shumë se 210 milionë, rreth 19 milionë, ose më pak se 9.4% janë vaksinuar plotësisht. (A2 Televizion)