Një koment aspak të goditur ka bërë presidentit i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden që ka sjellë reagimin e mijëra personave.
E gjitha ndodhi gjatë një fjalimi që Kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri në bazën ushtarake të Langley-Eustis. 78 vjeçari Biden doli nga protokolli kur ju drejtua një vajze të mitur që ishte ulur pranë dhe po ndiqte ceremoninë.
“Më pëlqejnë shumë kapset e tua të flokëve. Shikojeni atë, duket si një 19 vjeçare që është ulur aty si një zonjë e vogël me këmbët e kryqëzuara”, u shpreh në mënyrë të çuditshme Biden.
Videoja e presidentit që thonte këto fjalë u shpërnda me shpejtësi në faqen “The Post Millennial” dhe solli reagimin e shumë personave që u ndjenë të shqetësuar prej tyre. (A2 Televizion)