Milan fiton me goleadë, vjen goli i parë edhe për blerjen e re

Nga A2 CNN
27 Korrik 2022, 20:56 | Futboll
Milan fiton me goleadë, vjen goli i parë edhe për blerjen e re

Milan ka fituar me goleadë miqësoren e tretë, pas atyre ndaj Koln dhe Zalaegerszegi.

Në përballjen ndaj austriakëve të Wolfsberger, kampionët në fuqi të Italisë shënuan 5 gola, në një ndeshje ku shkëlqeu blerja e re: francezi Yacine Adli.

Mesfushori 19-vjeçar shënoi golin e katërt të ndeshjes dhe dha pasimin për Rebic në golin e dytë, duke spikatur në ndeshjen e tij të parë si titullar me kuqezinjtë.

Golat e tjerë u shënuan nga Leao, Messias dhe Gabbia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos