Telashe për Atalantën, mbrojtësi rezulton me doping

Nga A2 CNN
26 Korrik 2022, 20:55 | Futboll
Telashe për Atalantën, mbrojtësi rezulton me doping

Lajm i keq për Atalantën, skuadrën ku luan mbrojtësi i kombëtares, Berat Gjimshiti. Futbollisti argjentinas, José Luis Palomino, ka rezultuar pozitiv me doping pas një kontrolli të befasishëm.

Shoku i Gjimshitit në repartin difensiv është pezulluar menjëherë nga Gjykata italiane e Antidopingut.

Palomino nuk ka mundur të justifikojë rezultatin e analizave të kryera nga Nado Italia gjatë grumbullimit me ekipin bergamask. Substanca e ndaluar e përdorur nga Palomino është Nandrolone, një lloj steroidi anabolik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos