Milan rikthehet te fitorja dhe merr vendin e dytë

Nga A2 CNN
1 Maj 2021, 22:44 | Futboll
Milan rikthehet te fitorja dhe merr vendin e dytë

Milan ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndeshjen e radhës përballë Benevento-s duke lënë pas dy humbjet ndaj Lazio dhe Sassuolo-s.

Calhanoglu dhe Theo Hernandez i dhanë kuqezinjve 3 pikë të rëndësishme për garën e ashpër se kush do të sigurojë një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Humbja ishte e rëndë dhe për Benevento pasi tashmë rrezikon seriozisht të bjerë nga kategoria duke u renditur në vend të 16 me 31 pikë, po aq sa Cagliari dhe Torino që kanë ende për të luajtur respektivisht 1 dhe 2 ndeshje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos