
Borusia Dortmund është finalistja e dytë e Kupës së Gjermanisë për sezonin 2020-2021.
Verdhezinjtë fituan me rezultatin e thellë 5-0 në ndeshjen gjysmëfinale përballë Hosten Kiel, i cili aktualisht militon në kategorinë e dytë.
Ndeshja nuk kishte histori me Dortmund që tregoi që në minutat e para që kërkon të dalë me një trofe në këtë sezon. Golat në këtë takim u shënuan nga Reyna, Reus, Bellingham dhe Hazard.
Dortmund do të përballet në finale me Leipzig, i cili eliminoi një ditë më parë Werder Bremen në kohën shtesë. (A2 Televizion)