
Një ndeshje e tërë pa kore dhe në qetësi të plotë. Kështu pritet të kalojnë 90 minutat e Milan-Lecce sot në mbrëmje në San Siro, në debutimin e Stefano Piolit në stolin kuqezi.
Ultrasit e Milanit nuk e kanë pëlqyer aspak zgjedhjen e klubit për trajnerin e ri dhe, sipas “La Gazzetta dello Sport”, sot nuk do të mbështesin me zë skuadrën e tyre.
Mendohet se do të ketë vetëm banderola ku do t’i kërkohet drejtuesve një reagim për të ngritur Milanin sa më shpejt aty ku i takon. (A2 Televizion)