Real Madrid merr kryesimin

Nga A2 CNN
22 Qershor 2020, 08:23 | Futboll
Real Madrid merr kryesimin

Real Madrid është tashmë skuadra që kryeson kampionatin spanjoll të futbollit. Ekipi i drejtuar nga Zinedine Zidane shfrytëzoi në mënyrën më të mirë ndalesën e Barcelonës, duke mposhtur ekipin e Real Sociedad për të marrë vendin e parë në klasifikim.

Një penallti e ekzekutuar siç duhet nga kapiteni Sergio Ramos dhe goli i sigurisë nga Karim Benzema i mjaftuan Realit për të dalë fitues në transfertë, 3 pikë që mund të rezultojnë vendimtare për kampionatin në Spanjë.

Vendasit e Sociedad reaguan, por ishte shumë vonë për të kërkuar pikë nga kjo përballje.

Real Madrid dhe Barcelona ndajnë pikët në vendin e parë në La Liga, por duelet direkte favorizojnë pikërisht “Los Blancos”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos