
Milani thyen Romën në San Siro me rezultatin 2-0 dhe mban gjallë ëndrrën e saj për një vend në Europa League në sezonin e ardhshëm, ndërkohë që shuan ambiciet e Romës për Champions League.
Pas një pjese të parë të ekuilibruar por me ritme të ulta edhe për temperaturat e larta, Milani dominon në pjesën e dytë dhe gjen golin me kroatin Rebic në minutën 76 falë një kundërsulmi ku mbrojtja romanistë tregoi të gjitha të metat e saj.
Ndeshja mbyllet përfundimisht në minutën falë një penalltie të qartë të shkaktuar nga britaniku Smalling dhe e realizuar nga turku Calhanoglu (‘89). (A2 Televizion)