Milani nuk ndalet në Serie A, dështon edhe Torino në “San Siro”

Nga A2 CNN
26 Tetor 2021, 22:51 | Futboll
Milani nuk ndalet në Serie A, dështon edhe Torino në “San

Me një fytyrë krejt të kundërt nga Champions League, Milani vijon të shkëlqejë këtë fillim sezoni në Serinë A.

“Viktima” e 9 në 10 ndeshjet e para të kampionatit ka qenë Torino, e cila është mposhtur me një gol nga Giroud. Sulmuesi francez e dërgoi topin në rrjetë pas vetëm 14 minutash lojë.

Me këtë fitore, Milani është ngjitur i vetëm në krye të Serie A me 28 pikë, duke lënë Napolin në vendin e dytë me 25 pikë, por me një ndeshje më pak.

Në dy takimet e tjera të javës së 10 në Serie A të luajtura këtë të martë, Salernitana fitoi 1-2 në Venezia, ndërsa sfida Spezia-Genoa u mbyll në barazim 1-1. Edhe në këtë takim, Rey Manaj qëndroi në stol. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos