Militantët islamikë sulmojnë ushtrinë, të paktën 11 viktima

Nga A2 CNN
8 Maj 2022, 08:18 | Bota
Militantët islamikë sulmojnë ushtrinë, të paktën

Gadishulli i Sinai në Egjipt vijon të jetë një ndër pikat më të nxehta të përballjes së forcave të ushtrisë dhe militanëve islamike.

Sipas të dhënave, 11 ushtarë, mes të cilëve një drejtues i lartë, u vranë nga një sulm i papritur i ekstremistëve në një pikë pompimi uji në Sinai.

Lajmi u dha nga zëdhënësi i forcave të armatosura, Gharib Abdel Hafez, i cili deklaroi se bilanci mund të përkeqësohet më tej pasi ka dhe disa ushtarë të plagosur rëndë.

Ende nuk dihen motivet e këtij sulmi të rëndë, ndërkohë që autoritetet po kërkojnë përgjegjësit e këtyre vrasjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos