
Shpopullimi dhe plakja e popullsisë është një fenomen që ka prekur mbarë vendin. Por ky fenomen duket se ka prekur më shumë qytetin-muze të Gjirokastrës.
Kjo për vetë faktin që numri i lindjeve në raport me atë të vdekjeve është në favor me këtë të fundit, duke bërë që për çdo vit popullsia e Gjirokastrës të tkurret me të paktën 600 persona.
Mjekë të repartit Obstetrik - Gjinekologjik në Gjirokastër konfirmojnë situatën e uljes së ndjeshme të lindjeve.
Por cilat janë arsyet që po shkaktojnë këtë tkurrje kaq të shpejtë dhe të pandalshme të popullsisë?
Për specialistin e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Gjirokastër, përveç emigrimit të popullatës aktive dhe faktorëve ekonomikë ndikojnë edhe mënyrat e reja të të jetuarit me një familje vetëm me një bërthamë.
“Plakja e popullsisë po fillon të rrisë ndjeshëm edhe shpenzimet pasi mosha e tretë ka nevojë për mbështetje të gjithanshme, ndërsa të ardhurat nga popullsia aktive për punë sa vjen dhe tkurret.” (A2 Televizion)
BledarAhmetaj, specialist i DSHP, Gjirokastër