Ministri gjerman i Shëndetësisë: Shpejt mund të kemi deri në 400 mijë raste me Covid-19 në ditë

Nga A2 CNN
28 Janar 2022, 14:38 | Bota
Ministri gjerman i Shëndetësisë: Shpejt mund të kemi deri

Rastet ditore me Covid-19 në Gjermani mund të dyfishohen shumë shpejt duke shkuar në 400 mijë. Alarmi është lëshuar nga ministri I shëndetësisë, Karl Lauterbach, I cili komentoi I shqetësuar përhapjen e lartë të variantit të ri të koronavirusit, Omicron.

Autoritetet shëndetësore gjermane raportuar mbi 200 mijë të infektuar në ditën e fundit, një shifër rekord që prej nisjes së pandemisë. 188 persona humbën jetën, duke e çuar bilancin total të viktimave në 117 mijë. Autoritetet gjermane sqaruan se gjendja në qendrat e emergjencës dhe e përkujdesjes intensive është e qëndrueshme, por paralajmëruan se kjo mund të ndryshojë në javët e ardhshme.

Ndërkohë, rastet janë në rritje edhe në shumë vende të tjera të Europës. Italia po raporton një situatë shqetësuese me mbi 156 mijë të infektuar në 24 orët e fundit dhe mbi 300 jetë të humbura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos