
Ministri Italian i infrastrukturës Enrico Giovannini tha se aksidenti i ndodhur në linjën e teleferikut në veriun e Italisë, ishte një plagë e thellë për vendin. Dhoma e ulët e parlamentit duartrokiti në homazh të viktimave, ndërsa ministri informoi ligjvëvnësit lidhur me detajet e tragjedise.
Hetimet zbuluan prova bindëse për abuzime, ndërsa besohet se mekanizmat e sigurisë ishin hequr qëllimisht dhe se kjo ka shkaktuar tragjedinë. Të mërkurën, karabinierët Italian arrestuan 3 persona lidhur me ngjarjen, pasi hetuesit thanë se sistemi i frenave të emergjencës ishte çaktivizuar për të mbuluar probelemet teknike të teleferikut e për shmangur ndalesat.
Të dielën, kabina e linjës teleferike që lidhte qytetin verior të Stresa me liqenin Maggiore, u rrëzua pranë malit Mottarone, duke shkaktuar vdekjen e 14 prej 15 personave që gjendeshin në te. I vetmi i mbijetuar është një 5-vjeçar izraelit i cili gendet në spital.
Trupat e 5 viktimave të tjera nga izraeli, një çift i ri, fëmija e tyre dhe gjyshërit, u riatdhesuan të merkurën. Prokurorët italianë kanë nisur hetimet për vrasje paparamendim dhe neglizhencë. (A2 Televizion)