Ministria e Shëndetësisë: 36 raste të reja, dita me numrin më të lartë të rasteve

Nga A2 CNN
9 Qershor 2020, 17:07 | Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 36 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Janë testuar 359 persona të cilët janë dyshuar për Covid19 dhe prej të cilëve kanë rezultuar 27 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 2 raste në Kamëz, 1 rast në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos