Ministrja Kushi tregon ndryshimin e rëndësishëm në arsim që do të nisë nga viti i ardhshëm

Nga A2 CNN
20 Korrik 2022, 20:25 | Aktualitet
Ministrja Kushi tregon ndryshimin e rëndësishëm në arsim

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ishte e ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, nga ku foli për maturën shtetërore. Ministrja theksoi se duke nisur nga viti i ardhshëm do të bëhet një vlerësim, një renditje, e gjimnazeve.

“Një ndryshim i rëndësishëm që ne propozojmë nga viti i ardhshëm lidhet me renditjen e gjimnazeve. Pikërisht për të vënë në dukje atë diferencë mes shkollave të ndryshme, mes qyteteve të ndryshme. Ne, së bashku me Agjencinë për Sigurimin e Cilësisë në Sistemin Parauniversitar, do të hartojmë një paketë me tregues për të bërë vlerësimin e çdo gjimnazi. Këtë do ta fillojmë me gjimnazet dhe më pas do ta shtrimë edhe në shkollat 9-vjeçare. Qëllimi është që çdo shkollë, çdo drejtues, çdo mësues, por edhe prindërit dhe nxënësit ta dinë se  cilat janë pikat e forta dhe të dobëta të këtij institucioni.

https://a2news.com/video/marreveshjet-ne-arsim-me-kosoven-dhe-perfitimet-e-studenteve-ne-te-dy-vendet/

Kushi tha se viti i parë do të jetë test për të parë se si do të funksionojë kjo renditje. “Që nga shtatori do të fillojë puna për ta hartuar këtë paketë. Në fund të vitit shkollor ne do të kemi një vlerësim për të gjithë gjimnazet se në çfarë niveli janë”, tha ministrja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos