Ministrja Kushi njofton afatin e ri për regjistrimet në klasa të para dhe të dhjeta

Nga A2 CNN
20 Korrik 2022, 18:41 | Aktualitet
Ministrja Kushi njofton afatin e ri për regjistrimet në klasa të

Pas rikthimit të shumicës prej shërbimeve digjitale të platformës e-Albania është rikthyer edhe shërbimi i regjistrimit të nxënësve në klasën e parë dhe të dhjetë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka njoftuar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale rinisjen e shërbimit, si dhe afatin e rishikuar për regjistrimet.

“Ju njoftoj se sot kanë rifilluar regjistrimet e nxënësve në sistemin e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta të vitit të ri shkollor 2022 - 2023.

Afati i ri për këto shërbime do të jetë data 31 korrik 2022.

Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin”, shkruan Kushi në Facebook. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos